Shqipëria

Bashkëpunimi gjyqësor Kosovë-Shqipëri, njohja reciproke e licencave të avokatëve dhe ajo e jurisprudencës


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në mbledhjen e tetë të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, bëri të ditur se do të njihen reciprokisht licencat e avokatëve, ndërmjetësve dhe provimi i jurisprudencës.

Në fjalën e tij Manja u shpreh se marrëveshja e radhës ka të bëjë me bashkëpunimin gjyqësor edhe në fushën civile.

“Ne e kemi tashmë një marrëveshje në fushën civile dhe tregtare”, tha fillimisht Manja duke shtuar se kjo do të hyjë në fuqi më 30 qershor, “ dhe do të kemi efektet e para për zgjidhjen e çështjeve civile, tregtare, familjare, etj”.

Ai ndër të tjera bëri të ditur se do të hartohet dhe negociohet për dënimet alternative nga dy vendet. Manja theksoi se është e rëndësishme njohja dhe zbatimi i dënimeve alternative që japin autoritetet gjyqësore në të dy vendet.

Ndër të tjera, ministri Manja tha se do të ngrihet një grup i përbashkët pune për të gjetur një mekanizëm ndërshtetëror për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore