Shqipëria

Basha: Korrupsioni juaj më vdekjeprurës se COVID-19


“400 milionë euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve nga një grusht njerëzish. Këtu kupton sa hipokrite është gjithçka që rrjedh përmes një pakice nga mafia e plehrave, kapja e shtetit dhe korrupsionit”.

Ka qenë kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kryedemokrati theksoi se “prej vitesh ka zbritur një krizë ekonomike, në çdo 1 në dy familje dhe humbje shprese për të rinjtë”.

“Sa herë që ndodh një fatkeqësi, si Klodian Rasha një vit më parë, na dalin në skenë kukulla me kostumin qeveritar, na vijnë në sallë për propozime ligjesh, ligje që nuk zbatohen kurrë. Kjo qeveri, që sundon vendin në paligjshmëri, nuk është që të qeverisë, por të sundojë. Mbajtja me çdo kusht e pushtetit sjell fatura të tilla, jetë të humbura në xhunglën e korrupsionit, që nga Ardit Gjoklaj dhe Klodian Rasha”.

Basha ravijëzoi se ka më shumë se tre vjet që nga tërmeti dhe më pas pandemia, që qeveria është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit.

“Sa herë që ndodhem në këtë foltore, dua t’ju them se ky nuk është as urimi dhe konstatimi imi apo i PD-së, por i Departamentit Amerikan të Shtetit sipas indeksit të Korrupsionit”, përmbylli ai.

Ai tha gjithashtu se qeveria bën vetëm propagandë lidhur me COVID-19.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse propagandë, gënjeshtër e ulët. Kush është përgjegjës sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar që keni shkallën më të lartë të vdekjeve nga COVID në Europë. Kush është përgjegjës që bëtë tendera sekretë, duke përdorur të dhëna të SHISH për të luftuar krimin, vetëm që të vidhnit në kohën e pandemisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore