Shqipëria

Bardhi: Samiti i Procesit të Berlinit, me rëndësi strategjike për vendin


Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar mbi Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai e konsideron atë me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron Procesin e Berlinit me një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Qeveria shqiptare, sipas tij, duhet të shpallë zyrtarisht heqjen dorë nga “nisma e rrezikshme Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur”.

Për të, Procesi i Berlinit duhet të jetë e vetmja linjë zyrtare në ndërtimin e marrëdhënieve rajonale dhe evropiane.

“Grupi Parlamentar i PD-së dhe opozita mbështet pa kushte integrimin evropian si prioritetin absolut kombëtar. Ne mbështesim çdo reformë që çon përpara anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, ka vijuar ai.

Por, sipas tij, “Samiti i Procesit të Berlinit e gjeti Shqipërinë me Qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe me një Parlament-noter të akteve korruptive të kryeministrit që, me forcën e kartonit, ka mbyllur çdo hapësirë institucionale për opozitën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore