Sport

Barcelona dhe Real-i, me të njëjtin objektiv në merkato


Barcelona dhe Real Madrid-i kanë qëllim të njëjtë në merkaton verore. Të dy gjigandët spanjollë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi. Emri që ka dalë në skenë është ai i Ibrahima Konate-s së Leipzig-ut.

21-vjeçari Konate është një nga talentet më të mirë në qarkullim dhe shihet si mbrojtës me shumë perspektivë.

Dy sezonet e kaluara, francezi u kushtëzua nga dëmtimet e shumta, por këtë sezon së bashku me bashkëkombësin e vet, Dayot Upamecano-n, janë liderët e mbrojtjes së skuadrës së Julian Nagelsmann-it.

Gjithashtu për lojtarin interesohet edhe Mikel Arteta, për ta pasur nën urdhrat e tij tek Arsenal-i.

Konate është pjesë e Francës U21, me të cilët ka 11 paraqitje. Ai është 1.94 metër i gjatë dhe dallohet për forcën fizike.

Te Leipzig-u mbërriti në verën e 2017-s nga ekipi i Sochaux-it dhe që atëhere është aktivizuar në 89 takime zyrtare. Katër gola dhe një asist në total me gjermanët për Konate-n, që aktualisht në tregun e transferimeve vlen midis 40-50 milionë eurove, sipas Transfermarket-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore