Sport

Barcelona dhe Juventus-i përballen për trofeun Gamper


Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e parë pas largimit zyrtar të Lionel Messi-t nga “Camp Nou”. Ndeshja do të jetë për trofeun Joan Gamper dhe përballë do të kenë Juventus-in e Massimiliano Allegri-t.

Sfida mes Barcelona-s dhe Juventus-it do të luhet të dielën në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:30.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes klubit blaugrana dhe bardhezinjëve për këtë trofe. E para ka qenë në vitin 2005, ku koha e rregullt përfundonte në barazim 2-2 dhe më pas bardhezinjtë triumfonin nga pika e bardhë e penalltive 4-2.

Ndërkohë, më herët do të përballen skuadrat e femrave, duke filluar nga ora 18:30, për t’i lënë vendin më pas skuadrave, përkatësisht të Ronald Koeman-it dhe Allegri-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore