Lajme

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Norvegji


Një avion ushtarak amerikan i tipit “V-22 Ospery” është rrëzuar në Nordland, raporton Korporata Norvegjeze e Transmetimeve (NRK).

Një ekuipazh prej katër vetash po fluturonin për detyra stërvitore nga Bodo. Ata duhet të kishin zbritur pak para orës 18:00.

Helikopterët dhe aeroplanët u dërguan për të kërkuar avionin.

Një sinjal emergjence u mor rreth orës 21:17, pasi u gjetën disa pjesë avioni në një zonë të quajtur Gråtådalen në Beiarn, shkruan NRK-ja.

Nuk ka ende informacion mbi gjendjen shëndetësore të katër personave në bord.

Forcat e Armatosura norvegjeze kanë konfirmuar për NRK-në se avioni po merrte pjesë në stërvitjen e NATO-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore