Lajme

Avioni privat që u rrëzua në Letoni i përkiste një biznesmeni gjerman


Avioni privat që u rrëzua në Detin Baltik pasi u shoqërua nga avionët luftarakë të NATO-s i përkiste biznesmenit gjerman Karl-Peter Griesemann.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar kompaninë e tij Quick Air.

“Mund të konfirmoj se ishte avioni privat i pronarit tonë Karl-Peter Griesemann”, tha një zëdhënës i Quick Air, një kompani charter me bazë në Koln.

Ai nuk pranoi të konfirmojë një raport të botimit britanik “Express” se Griesemann ishte piloti dhe se ai shoqërohej nga gruaja, vajza dhe i dashuri i vajzës së tij.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Anija Cessna 551 e regjistruar në Austri u ngrit nga Jerez në Spanjën jugore të dielën pasdite.

Ai ishte nisur për në Koln, por u kthye në Paris përpara se të fluturonte drejt e në Detin Baltik.

Avionë luftarakë gjermanë dhe danezë u dërguan për të monitoruar aeroplanin dhe pilotët e NATO-s thanë se nuk panë njeri në kabinën e Cessna 551.

Sipas ekspertëve të aviacionit, rënia e papritur e presionit në kabinë mund të kishte shkaktuar humbjen e vetëdijes së pasagjerëve dhe për këtë arsye ato nuk mund të shiheshin në atë moment.

Të dielën mbrëma, aeroplanë nga disa vende dhe një traget pasagjerësh fluturuan në vendin e rrëzimit për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Mbeturinat, dhe një njollë e ngjashme me vajin janë parë pranë vendit të përplasjes. Nuk u gjet asnjë pasagjer.

Griesemann ishte një figurë e shquar në Koln, qyteti më i madh në Gjermaninë perëndimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore