Shqipëria

Automjeti përplaset me motorin në Divjakë, ndërron jetë 40-vjeçari


Në Divjakë është regjistruar një aksident pak minuta më parë të kësaj të diele të 14 majit ku ka ndërruar jetë një 40-vjeçar.

Referuar të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor Divjakë-Gradishte, në vendin e quajtur “Mëhallëz”.

Automjeti tip Benz me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.

Sakaq, shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore