Sport

Australian Open: Denis Kudla fiton por e eliminon testi


Në fund të ndeshjes mes amerikanit Denis Kudla dhe francezit Elliot Benchetrit, fituar nga i pari me rezultatin 2-0, për fituesin mbërrin dhe rezultati i testit të tamponit: pozitiv me Covid-19.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim në kompeticionin e Australian Open, në Melbourne.

Pas kësaj, Kudla, i përjashtuar nga turneu kualifikues, u fut në karantinë. Karantinës dhe eliminimit, për pasojë, nuk mund t’i shpëtonte as vetë francezi, i cili i dëshpëruar zbulon për publikun gjithshka në një postim në istagram:

E paimagjinueshme që nuk jepen para kohe rezultatet e testit, duke vënë në rrezik jetën e tenistëve”, ka shkruar Benchetrit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore