Art&dizajn

Arti abstrakt i ilustruar në gota


Ngjyrat për të pikturuar nuk i përdorë vetëm në pëlhurë. Kreativitetin e saj, Dardane Hadri ka tri vite që po shpërfaqë edhe në xham.

Artistja solli një koncept te ri të artit abstrakt. Punimet e saj tërheqëse ka vite që zënë vend në tryezat tona dhe yjeve botërorë si Rita Ora e Dua Lipa.

Mësuesja e cila jeton në Londër, ka tri vite që pikturimin e gotave e ka kthyer në biznes. Por, ajo thotë se kjo ka ardhur spontanisht.

“Gotat kam filluar me i punu si dhurata familjarëve dhe miqve”, tregon Hadri për Albanian Post.

Shqiptarja nga Peja thotë që me artin e saj abstrakt mundohet që të prezantoj vendin prej nga vie.

“Gryka e Rugovës ato male jon shumë dramatike, nëse i shikon me kujdes mundësh me pa shumë forma, mijëra forma të cilat shihen ndryshe, varësisht prej kohës, prej ditës, varësisht prej stinës”, vazhdon ajo.

Gotat e saj i kanë edhe yjet si Dua Lipa e Rita Ora. Madje gotat e saj janë shitur në shumë vende të Evropës e kanë arritur edhe deri në Amerikë.

“Vet fakti që punë jem është pjesë e atmosferës ku festohet ku kremtohet, për mu është kënaqësi”.

Me artin e shprehur në gotë, piktorja ka vetëm një qëllim.

“Me gëzu secilin moment të jetës tonë dhe kjo është qëllimi i përdorimit të atyre gotave, qëllimi im”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore