Sport

Arsenal mund City-n në Superkupë nga llotaria e penalltive


Community Shield (Superkupa Angleze) është gjithmonë një ndeshje për t’u shënuar në kalendarin futbollistik – hapja zyrtare e aksionit elitar të Anglisë.

Këtë herë përballë ishin fituesit e tripletës, Manchester City dhe nënkampionët e sezonit të kaluar në Premier League, Arsenali që takoheshin në Wembley, duke luftuar për çmimin e parë të sezonit të ri.

Fabio Vieira ishte ai që i dha fitoren “topçinjve” pas një penalltie të frikshme në trekëndëshin e djathtë, duke shkaktuar festime të shfrenuara mes lojtarëve të Arsenal-it.

Kapiteni Martin Odegaard deklaroi pas përfundimit të ndeshjes se “ne besuam deri në fund – kjo është ajo që ky ekip është i aftë të bëjë”.

“Sot ishte për fansat – faleminderit shumë për gjithçka që bëni. Shpirtin ekipor që kemi, luftojmë për njëri-tjetrin. Është fillimi perfekt i sezonit të ri”, shtoi futbollisti norvegjez.

Community Shield u vendos pas një llotarie penalltish.

Goli i bukur i Cole Palmer dukej se do t’i jepte fitoren City-t, vetëm kur Leandro Trossard – i cili ishte vendimtar kur hyri si zëvendësues – detyroi një autogol nga Manuel Akanji në minutën e 101-të.

Nga pika e bardhë për “qytetarët” gabuan De Bruyne, dhe Rodri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore