Sport

Arrihet akordi, super talenti i Rennes transferohet te Chelsea


Lesley Ugochukwu ©ProShots

Sipas raportimeve, Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje prej 23.5 milionë paund për të nënshkruar me talentin e Rennes, Lesley Ugochukwu.

19-vjeçari ka impresionuar që kur kaloi me ekipin e qytetit të tij.

Ugochuwku ka tërhequr mjaft interes me paraqitjet e tij në Ligue 1, por Chelsea e ka fituar garën për nënshkrimin e tij.

Sipas “The Athletic”, talenti i mesfushës do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara nënshkrimit të një kontrate afatgjatë me blutë.

Chelsea tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me ndërkombëtarin francez.

Skuadra e Mauricio Pochettino ka pësuar një ndryshim të madh në mesfushë këtë verë. Mason Mount u largua për te Manchester United, ndërsa Mateo Kovacic iu bashkua Manchester City-t.

N’Golo Kante nënshkroi një kontratë fitimprurëse për t’u transferuar në Ligën Pro Saudite, duke lënë Conor Gallagher dhe Enzo Fernandez si mesfushorët e vetëm të vjetër të Chelsea-t.

Andrey Santos dhe Carney Chukwuemeka gjithashtu mund të përpiqen të futen në rkipin e parë.

Nuk është ende e qartë nëse Ugochuwku do të shkojë direkt në skuadrën e parë të Chelsea-t. Nëse ata vendosin ta huazojnë atë, ata mund të kërkojnë ta dërgojnë te klubi simotër Strasburgu, i cili u mor nga konsorciumi i Todd Boehly në fillim të këtij viti.

Ugochuwku i lindur në Rennes tashmë flet rrjedhshëm anglisht.

Duke folur për “The Athletic” muajin e kaluar, adoleshenti përmendi dy ikona franceze të Premier League si idhujt e tij në mesfushë.

Ai tha: “Kur isha i vogël, shikoja aftësitë e lojtarëve si (Paul) Pogba dhe (Patrick) Vieira në YouTube. Ata më frymëzuan shumë për shkak të mënyrës se si luajnë. Kur u rrita, trajneri im i akademisë ndonjëherë më thërriste ‘Vieira’ sepse ata mund të shihnin disa teknika që ai kishte më parë. Unë e shoh veten në të dy lojtarët”.

Për Vieira-n, ai shtoi: “Është një avantazh të jesh i gjatë dhe i fuqishëm. Njerëzit si Vieira më frymëzojnë shumë për shkak të asaj që bëri për Arsenal-in”.

“Është diçka që unë dua të bëj gjatë karrierës sime, të jetoj kështu dhe që njerëzit të thonë, ‘Lesley ishte ai lloj lojtari’”.

Ai ka bërë tashmë 60 paraqitje në ekipin e parë të Rennes, duke ndjekur hapat e Eduardo Camavinga si një mesfushor adoleshent për të kaluar nëpër akademinë e famshme të klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore