Lajme

Arrestohet një shtetas amerikan pas kalimit në Korenë e Veriut


Një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin, thotë një organ i OKB-së.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila drejton Zonën e Çmilitarizuar dhe zonën e përbashkët të sigurisë (JSA) që ndan Korenë e Veriut dhe të Jugut, tha se personi nuk kishte autorizim.

“Një shtetas amerikan në një turne orientues JSA kaloi, pa autorizim, vijën e Demarkacionit Ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK). Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim e DPRK-së dhe po punojmë me homologët tanë të KPA-së për të zgjidhur këtë incident”, shkruhet në njoftimin e komandës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore