Lajme

Arrestohet kumbari i drogës në Dubai


Emiratet e Bashkuara Arabe janë shumë gjëra së bashku. Një qendër biznesi, një vend për turizmin dhe kohën e lirë, një vend i vogël me ambicie rajonale. Por ekziton një anë e errët e tyre. Bosat e shumtë të drogës janë të vendosur në këto vende, të bindur se janë të sigurt. Disa shijojnë qetësinë mendore për aq kohë sa munden në Emirate.

Hakim Berrebouh

Francezi, Hakim Berrebouh, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Marseille, u arrestua të enjten e 18 shkurtit në Dubai. Mediat thonë se për vite me radhë ai koordinonte dërgesat e drogës nga Maroku, me shumë rreziqe dhe duke fituar shifra të mëdha.

Familja e tij ka qenë dhe vazhdon të jetë në luftë me rivalët “Remadnia”, një konflikt që ka nisur nga për pazaret brenda kornizave të trafikut të drogës dhe ka përfunduar në vrasje, të cilat përfshinin disa anëtarë të bandave dhe nuk kufizoheshin vetëm në dy grupe.

Mehdi Remadnia

Mehdi Remadnia është një nga kumbarët e drogës në rrethet verirore në Marseille. Remadnia, i përshkruar si tip karizmatik, u lirua nga burgu në maj të 2016-s, pasi kaloi 14-vjet pas hekurave.

Ndërsa Hakimi shpëtoi nga një tentativë vrasjeje që iu bë në vitin 2013-të. Një vit më pas, në prill të 2014, kundërshtarët vranë vëllanë e tij Mehdiun. Në prill të  2014-s, vëllai i tij u vra me kalashnikov në mes të ditës në autostradën A7 në Marseille, sapo kishte dalë nga burgu.

Sipas hetuesve, kjo vrasje ishte një nga episodet e shumta të përgjakshme të urrejtjes midis dy “klaneve” familjare, Berrebouh dhe Tir në njërën anë, Remadnia në anën tjetër, kushërinj nga i njëjti rajon Algjerian në Aures. Luftë për kontrollin e trafikut të drogës dhe pasuri në rrethet veriore të Marsejës.

Nga frika për jetën e tij, Berrebouh-i u zhvendos kohë më parë në Marok dhe më vonë në Dubai. Lëvizjet e gjurmuara nga policia transalpine të cilët, zbuluan vendbanimin në të cilin ai ishte zhvendosur në fund të vitit 2020-të. Kjo erdhi pas përgjimit të celularit të tij dhe kapjes së kontakteve me të cilat bashkëpunonte.

Pasi e gjetën, hetuesit njoftuan autoritetet lokale. Disa javë më parë Reda Abrakim, i lidhur gjithashtu me shtëpinë e barit në Marsejë, u kap në territoret marokene.

Prokurori Dominique Laurens

“Ky është një bashkëpunim shumë i mirë ndërkombëtar i kryer nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe” tha prokurori në Marseville, Dominique Laurens.

Sipas medias “Le Monde”, ai ishte fshehur në Dubai, por kishte arritur t’i shmangej prangave, pasi dikush e kishte informuar për një sulm të afërt. Histori e një bashkëpunimi të mundshëm.

Edhe kumbarët e tjerë të drogës kanë treguar se kanë “pasion” për Gjirin Persik. Disa Italianë janë eksponentë të krimit të organizuar marokeno-holandez. Ato u përfshinë në vrasjen e një iraniani dhe një nigeriani. Ky i fundit shumë i njohur në median sociale “ Instagram”.

Duket se ai ka ndihmuar hakerat e Koresë së Veriut për të kryer një vjedhje gati një miliardë dollarë. Tani, ekspertët po pyesin nëse çështja e Berrebouh-it do të tregojë gatishmërinë e Emirateve për të marrë një pozicion më rigoroz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore