![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/02/272474186_515182393287190_4334703156624273641_n.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Partisë Social Demokrate (PSD), pas bllokimit të zyrave të Zyrat e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Në mesin e të arrestuarve është Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/02/frasher-krasniqi.png)
Me 14 shkurt, pas vendimit për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike, anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë vendosur që të hënën të qëndrojë tek zyrat e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Anëtarët e PSD-së e kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të zyrës së ZRRE-së.
Kretari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga i pari i ZRRE-së Ymer Fejzullahu, që të tregojë se sa është përqindja të cilën e mbulon Qeveria e Kosovës në faturë nga 90 milionëshi i subvencionit që është paraparë.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është konfrontuar edhe me kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, teksa i ka kërkuar nga ky i fundit që ta publikojë vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/02/Molliqaj.jpg)
Molliqaj, ka shtuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e këtij vendimi.
Anëtarët e PSD-së kanë drejtuar pyetje të njëpasnjëshme ndaj ZRRE-së lidhur me çmimet e faturave.
Ndërsa, kreu i PSD-së e ka quajtur mashtrues kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahun.
“Një vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e vendimit. Sa është subvencionimi i Qeverisë, tregoni”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Fejzullahut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com