Lajme

PSD me aksion brenda zyrave të ZRRE-së: Nuk dalim pa na treguar sa është rritur çmimi i rrymës


Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në zyret e ZRRE-së.

Pas vendimit për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike, anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë vendosur që të hënën të qëndrojë tek zyrat e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Anëtarët e PSD-së e kanë ndalur energjinë elektrike në një pjesë të zyrës së ZRRE-së.

Kretari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga i pari i ZRRE-së Ymer Fejzullahu, që të tregojë se sa është përqindja të cilën e mbulon Qeveria e Kosovës në faturë nga 90 milionëshi i subvencionit që është paraparë.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është konfrontuar edhe me kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, teksa i ka kërkuar nga ky i fundit që ta publikojë vendimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në zyret e ZRRE-së.

Molliqaj, ka shtuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e këtij vendimi.

Anëtarët e PSD-së kanë drejtuar pyetje të njëpasnjëshme ndaj ZRRE-së lidhur me çmimet e faturave.

Ndërsa, kreu i PSD-së e ka quajtur mashtrues kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahun.

“Një vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e vendimit. Sa është subvencionimi i Qeverisë, tregoni”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Fejzullahut.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në zyrat e ZRRE-së.

Ndryshe të martën e tetë shkurtit ZRRE me pesë vota për dhe asnjë kundër ka marrë vendimin për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë për një muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore