Kulturë

Arkivat përkujtojnë shkrimtarin arbëresh, Francesco Antonio Santori


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka sjellë në kujtesë një nga figurat e shquara arbëreshe, Francesco Antonio Santorin, i cili u nda nga jeta më 7 shtator 1894.

Ai u lind më 16 shtator 1819 në Picilia të Kozencës, Itali. Në vitin 1835, 16 vjeç, do të bëhej pjesë e Manastirit Françeskan ku jetoi për 18 vjet deri në 1860, më pas u kthye në vendlindje ku punoi si mësues.

Që herët nisi të mbledhë këngë popullore arbëreshe e të krijojë edhe vetë në gjini e lloje të ndryshme.

Santori lëvroi lirikën, poemën, novelën në vargje, romanin, dramën, tragjedinë, satirën e fabulën.

Disa nga botimet e tij janë përmbledhja me lirika “Këngëtorja arbëreshe”, poemat “Valle e haresë së madhe” dhe “I burgosuri politik” dhe drama “Emira”.

Santori ishte autor edhe i disa krijimeve satirike.

Në poezi, Francesco trajtoi motive atdhetare e shoqërore.

Në krijimet e tij spikasin prirjet demokratike, por edhe disa iluzione politike, të cilat shfaqen edhe në dramën “Emira”.

Edhe pse pjesën më të madhe e kaloi si murg, kjo nuk e pengoi të merrte pjesë edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Shqipëri.

Më 1885-tën u caktua prift në formulinë e Shën Mjakut, ku edhe vdiq në shtator të vitit 1894.

Në imazhet e mëposhtme arkivi ka paraqitur përralla të Ezopit përkthyer në arbërisht nga Santori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore