Muzikë

Ardian Bujupi lanson “Paname”, vetëm tri javë pas publikimit të “Baila Morena”


Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, po tregohet aktiv sa i përket publikimit të projekteve të reja në tregun muzikor.

“Paname” – është prurja më e re muzikore nga Bujupi, të cilin për publikun e ka lansuar edhe me video klip të xhiruar nga Leeroy Klauhs,ku ai paraqitet me veshje verore të kuruara nga stilistja Monda Kul.

Kënga është një përzierje mes të gjuhës gjermane dhe asaj shqipe, producent i së cilës është Oster, ndërsa për instrumentalin e “Paname” është përkujdesur Edin Dzinic.

Bujupi lajmin për publikimin e këtij projekti e ka ndarë edhe me fansat e tij në llogaritë e rrjeteve sociale, teksa që në orët e para kënga është mirëpritur nga adhuruesit, të cilët nuk rreshtën se komentuari edhe në kanalin e tij në YouTube.

Përndryshe, vetëm tri javë më parë, Ardian Bujupi, kishe publikuar video klipin e këngës “Baila Morena”, e cila deri më tani numëron afro një milion klikime në Youtube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore