Sport

Araujo i përgjigjet Gundogan-it: Preferoj ta mbaj për vete atë që mendoj


Gundogan - Araujo (EFE)

Ronald Araujo bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga eliminimi i Barcelona-s nga Champions League, pasi u mund 4-1 nga PSG-ja në Katalonjë, dhe mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq gjatë pjesës së parë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Uruguaiani, një nga protagonistët e ndeshjes kundër PSG-së në “Estadi Lluis Company”, ka shfrytëzuar rastin për t’iu përgjigjur deklaratave të diskutueshme të Gundogan pas ndeshjes, i cili e ka vënë në dukje mbrojtësin pasi u përjashtua me karton të kuq për faullin ndaj Barcola-s.

“Preferoj të mbaj për vete atë që mendoj, ka vlera dhe kode të dhomave të zhveshjes që mendoj se duhen respektuar”, u përgjigj mbrojtësi i Barçës.

Araujo u përjashtua me karton të kuq të martën në minutën e 29-të dhe ngjarjet më pas sollën eliminimin e Barcelona-s. Kjo lojë nuk i pëlqeu Gündogan-it, i cili nuk kishte filtër dhe foli hapur për “CBS Sports Golazo” pas ndeshjes.

“Kjo është Champions League. Pavarësisht nga kundërshtari, është e pamundur të ktheheni nëse një nga lojtarët tuaj përjashtohet. Jemi shumë të zhgënjyer”.

“Ndjemë se kishim kontrollin e lojës përpara kartonit të kuq. Nëse është faull, është një karton i kuq. Jo, preferoj ta lë golin ose ta lë sulmuesin me një situatë ballë për ballë. I kuqi në fillim të lojës ju vret”, theksoi ish-lojtari i City-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore