Lajme

Anders Breivik, autori i masakrës në Norvegji, kërkon lirim me kusht


Anders Behring Breivik, autori i masakrës së Utoya-s në Norvegji, në të cilën vrau 77 persona në vitin 2011, kërkon “liri me kusht”.

Ai pretendon se nuk përbën më një rrezik për shoqërinë, pasi ka ndryshuar.

Edhe pse ka kaluar një dekadë nga sulmi me bombë, terroristi nuk ka shfaqur shenja pendimi.

Psikiatria Randi Rosenqvist, e cila mbikëqyr Breivik që nga koha kur ai u burgos, thotë se nuk ka pasur ndryshime në sjelljen e tij.

“Në parim dhe praktikë, dikush që kërkon lirim me kusht duhet të tregojë pendim dhe se e kupton pse akte të tilla nuk mund të përsëriten”, ka thënë ajo.

Rosenqvist do të japë dëshmi në seancën e tij, ku do të dorëzojë raportin psikiatrik, i cili zakonisht është vendimtar nëse kriminelët duan të demonstrojnë se nuk janë të rrezikshëm.

Seanca do të zgjasë tri ditë, por aktgjykimi nuk do të shpallet për disa javë.

Maskara në ishullin Utoya

Ishte korrik, viti 2011, kur Breivik vendosi bombë në një makinë, duke vrarë tetë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ai nuk u ndal me kaq!

Pasi zbarkoi në ishullin Utoya, hapi zjarr ndaj një kampi veror. Bilanci: Gjashtëdhjetë e nëntë persona mbetën të vrarë, shumica prej tyre adoleshentë.

Një vit më pas…

Në vitin 2012, Breivik u dënua me 21 vite heqje lirie.

Sipas një klauzole në Norvegji, Breivik mund të mbahet në burg për një kohë të pacaktuar, gjatë të cilës, “ka të drejtë të shkojë para një gjyqtari”, tha avokati mbrojtës i Breivik-ut, Oystein Storrvik.

Me anë të kësaj klauzole, po ashtu, ai mund të kërkojë një seancë dëgjimore për lirim me kusht pas 10 vjetësh.

Përpjekjet e Breivik-ut për krijimin e një partie fashiste

Kryetarja e grupit të familjarëve dhe të mbijetuarve të masakrës, Lisbeth Kristine Royneland, ka frikë se, duke i dhënë Breivik një mundësi për “lirim me kusht” mund të frymëzojë ideologë me të njëjtin mendim.

“Mendoj se po e bën këtë si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. E vetmja gjë nga e cila kam frikë është se, nëse ai ka mundësi të flasë lirshëm, mund t’u përcjellë pikëpamjet e tij ekstreme njerëzve që ndajnë të njëjtin mendim”, tha ajo.

Gjatë gjyqit të tij të vitit 2012, ai hyri çdo ditë në sallën e Gjykatës, duke bërë përshëndetje me grusht të mbyllur dhe u thënë prindërve të pikëlluar se do të donte të kishte vrarë më shumë.

Ai është përpjekur të krijojë një parti fashiste në burg, duke kontaktuar me postë ekstremistët e krahut të djathtë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, por zyrtarët e burgut i konfiskuan në kohë letrat e tij.

Në vitin 2016, Breivik kritikoi qeverinë për shkelje të të drejtave njerëzore, duke thënë se izolimi i tij nga të burgosurit e tjerë, kontrollet e shpeshta deri në zhveshje dhe fakti që ishte vënë shpesh në pranga gjatë pjesës së hershme të burgimit.

Por, sipas psikiatres Randi Rosenqvist, kjo nuk është e vërtetë.

Sipas saj, qelitë në burgun e sigurisë së lartë Skien janë të pajisura me video lojëra, televizor, DVD, makinë shkrimi elektronike dhe gazeta.

Gjithashtu ka akses çdo ditë në oborr, ku mund të marrë ajër të pastër.

Rosenqvist tha se atij i është dhënë mundësia të kalojë provimet e shkollës së mesme dhe se tani po studion në nivel universitar.

Breivik është shprehur se ka qenë komandanti i një urdhri të fshehtë ushtarak të krishterë që planifikonte një revolucion anti-mysliman në Evropë. Hetuesit nuk gjetën asnjë gjurmë të grupit.

Në vitin 2016, e përshkroi veten si një neo-nazist tradicional, duke thënë se imazhi i tij i mëparshëm kryqtar ishte vetëm për t’u treguar.

Gjykata që e dënoi atë në vitin 2012 e gjeti atë penalisht të arsyeshëm, duke hedhur poshtë mendimin e prokurorisë se ai ishte psikik. Breivik nuk e apeloi dënimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore