Lajme

Ambasadori i ShBA-së në Beograd: “Kosova t’i përmbahet marrëveshjeve të Brukselit – Serbia është llokomotivë e rajonit”


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, ka deklaurar se ShBA nuk e sheh Serbinë si kërcënim dhe tha se “vendet e tjera të rajonit duhet ta shohin atë si llokomotiva e rajonit”, dhe se i bën thirrje Kurtit “t’i përmbahet marrëveshjeve të Brukselit”.

Pyetur se si e sheh pozicionin Kosovën në lidhje me mos-formimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe, Godfrey tha se “ShBA mbështet dialogun që e mbështet BE-ja”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës t’i përmbahen Marrëveshjeve të Brukselit. Përfaqësuesi i Posaçëm, Mirosllav Lajçak ka bërë presion në përfshirjen e Asociacionit dhe pres që ajo të diskutohet. Unë e ndaj këtë pakënaqësi me ju. Kjo është pengesa më e madhe për të krijuar stabilitet më të madh në rajon”, ka thënë ai për Tv Prva.

“Kosova duhet të bëjë progres, sepse duhet ta bëjnë këtë”, vazhdoi ambasadori amerikan në Serbi.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të krijojnë zgjidhje për vetete e tyre. Kjo gjë nuk mund të vijë nga Rusuia, as ShBA as BE”, u shpreh ai.

Ai tha se bashkëpunimi amerikano-serb është në nivelin më të lartë, dhe madje tha se edhe vetë Washington-i “nuk e fajëson Serbinë për blerje armësh nga Rusia”.

Godfrey theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Serbinë si kërcënim, por pyesin se si e perceptojnë Serbinë vendet fqinje, nëse pyesin se cilat janë qëllimet e Beogradit dhe pse shpenzon para për armë dhe jo për infrastrukturë apo energji.

“Kjo shtë koha për të investuar në infrastrukturë dhe ne jemi krenarë për bashkëpunimin që ka Serbia me Shtetet e Bashkuara në atë fushë, edhe pse jemi të kënaqur që së fundmi kemi pasur një stërvitje të përbashkët ushtarake të njësive parashute. Por mendoj se prioriteti është që Serbia të jetë një partner i fortë ekonomik i vendeve fqinje”, përfundoi Godfrey.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore