Lajme

Ambasadorët e huaj në Kosovë urojnë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në Twitter, ambasada urimin e ka drejtuar në katër gjuhë të ndryshme.

““Për të gjithë që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë, me fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në urimin e ambasadës.

Në anën tjetër edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i ka dërguar urim të gjithë atyre që e kremtojnë këtë festë në Kosovë, Itali e më gjerë.

“Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme midis kulturave dhe komuniteteve”, ka shkruar ambasadori Orlando në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Po ashtu, edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, urimin e tij për festën e Fitër Bajramit, e nis me gjuhën shqipe për të vazhduar edhe me dy gjuhët e tjera si ajo serbe dhe angleze.

“Urime Fitër Bajrami gjithë atyre që festojnë sot! Ju uroj lumturi, shëndet dhe mbarësi për vitin që vjen”, ka shkruar Abbott në Facebook.

 

Urime Fitër Bajrami gjithë atyre që festojnë sot! Ju uroj lumturi, shëndet dhe mbarësi për vitin që vjen.
***

Svima…

Posted by Nicholas Abbott on Thursday, May 13, 2021

Pas muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë, si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë, në të enjten e 13 prillit festojnë festën e Fitër Bajramit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore