Lajme

Ambasada ruse në Bosnje – “Anëtarësimi në NATO do të thotë mbështetje ndaj hapave anti-ruse”


Ambasada e Federatës Ruse në Bosnje-Hercegovinë

Ambasada ruse në Bosnje-Hercegovinë deklaroi se anëtarësimi i cilitdo vend në NATO nënkupton edhe mbështetje absolute ndaj qëllimeve ushtarake dhe politike të aleancës ushtarake, të cilat i quajti “hapa anti-Rusi”.

“Kjo do të thotë që të gjithë nga shtetet anëtare brenda Aleancës konsiderohet si të drejtuara kundër Rusisë”, i tha ambasada ruse RTRS-së.

Këto deklarata ambasada i bëri duke iu referuar kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, i cili tha se Bosnja ka kërcënime direkte për pasoja rreth anëtarësimin në NATO.

Ambasada ruse tha se qëndrimet dhe qartësimi i principeve të sigurisë evropiane “nuk janë kërcënim”.

Ata e akuzojnë NATO-n se “vitet e fundit është shndërruar në organizatë agresive, shënjestra kryesor e së cilës është Rusia”.

Me të nisur invaztioni rus mbi Ukrainën, ambasada ruse në Bosnje-Hercegovinë e kishte kërcënuar me pasoja dhe reagim të ashpër në qoftë se shteti synon të anëtarësohet në NATO.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore