Lajme

Ambasada e SHBA-së në BeH e indinjuar nga veprimet e Dodik: Vendimi i tij është i turpshëm


Përmes një cicërime në Twitter, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë e kanë kritikuar anëtarin e Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, pasi ky i fundit nuk e ka vënë nënshkrimin e tij në marrëveshjen për përdorimin e fondeve të Forcave të Armatosura për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer ditëve të fundit në këtë shtet.

“Mosrespektimi i detyrës është se nëpunësi i zgjedhur shpërfill kërkesat e autoriteteve vendore për ndihmë kur ndodh një fatkeqësi natyrore. Udhëheqësi vendos sigurinë e të gjithë qytetarëve në radhë të parë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Në reagimin e tyre të mëtejshëm, ata e cilësuan si të turpshme lëvizjen e Dodikut.

“Është turp që disa zyrtarë të zgjedhur nuk kanë vepruar për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të rrezikuar nga zjarret e dëmshme pyjore që po prekin aktualisht Bosnjën dhe Hercegovinën”.

Kujtojmë se kreu i SNSD-së refuzoi të shtunën të jepte pëlqimin për përdorimin e fondeve nga Forcat e Armatosura të BEH për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Pëlqimin e kanë dhënë dy anëtarët e tjerë të Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç dhe Sefik Xhaferoviç, por për vendime të tilla nevojitet vota e të tre anëtarëve të këtij institucioni shtetëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore