Lajme

Alabama, pesë të vdekur nga tornadot


Të paktën pesë njerëz kanë vdekur në Alabama. Kjo pasi tornadot vazhdojnë të godasin shtetin jugor të SHBA-së.

Vdekjet ndodhen në qytetin e vogël të Oatchee në Calhoun County, tha agjencia lokale e urgjencës. Stuhia krijoi dëmtime të mëdha si në shtëpi të shkatërruara dhe pemë të shkulura.

Tornadot, më vonë goditën qarkun Chilton dhe po i drejtoheshin Shelby Country.

“Unë i nxis të gjithë njerëzit që kalojnë nëpër këto rrugë dhe pranë sistemeve të stuhive, që të qëndrojnë në gatishmëri të lartë”, tha guvernatori Kay Ivey. “Dita nuk ka mbaruar ende”.

“MOS PRISNI TË SHIHNI TORNADO-n! Nëse jeni në rrugën e tij, strehohuni menjëherë”, shkroi në Twitter, Shërbimi Kombëtar i Motit.

Përdoruesit e mediave sociale postuan pamje dramatike të tornadove me lëvizje të shpejtë që po bënin kërdi në Alabama.

Në vitin 2019-të, më shumë se 20 njerëz, përfshirë tre fëmijë, vdiqën. Kjo pasi dy tornado shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesat dhe rrugët në Alabama lindore.

Zonja e Parë, Jill Biden, ka anuluar një udhëtim të planifikuar me aktoren Jennifer Garner për shkak të stuhive. Ajo do të ishte në Birmingham për të diskutuar përfitimet e paketës së sapo-miratuar Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore