Jetesë & Stil

Aktorja e njohur, Meryl Streep rrëfen vuajtjet e saj


Aktorja e njohur, Meryl Streep rrëfen se ka kaluar shumë vuajtje dhe depersion.

Koha kur artistja luante shefen e keqe, Miranda Priestly në “The Devil Wears Prada” nuk ishte aspak një periudhë e këndshme për të. N

ë një intervistë me Entertainment Weekly, ku të pranishme ishin edhe Anne Hathaway (Andrea Sachs), Emily Blunt (Emily Charlton) dhe Stanley Tucci (Nigel), Meryl Streep tregoi se ajo periudhë ishte “e tmerrshme”.

Aktorja zbuloi se ndoqi disa teknika aktrimi, të njohura si “The Method”, në mënyrë që ta përcillte më mirë figurën e Miranda Priestly-t.

Metoda e aktrimit përbëhet nga shumë teknika trajnimi dhe provash që kanë si synim të inkurajojnë një rol më shprehës dhe të ndihmojnë aktorët që të përjetojnë emocionet e brendshme të personazhit.

Streep u shpreh:’Ishte e tmerrshme! Ndihesha e mjerë në ‘trailer’. I dëgjoja të gjithë që kënaqeshin dhe qeshnin, ndërsa unë isha në depresion. Mendova: ‘Epo, ky është çmimi që paguan kur je shefja.”

Rikujtojmë, se para disa viteve Meryl përshkroi me detaje pikëlluese se si njëherë ishte rrahur nga një sulmues i panjohur, i cili e godiste pandalim derisa ajo lujati rolin sikur kishte vdekur.

Fituesja e Oscar-it ka bërë këtë rrëfim të tmerrshëm në një event të qytetin e New York-ut. Duke mos përmendur kohën se kur kishte ndodhur apo fajtorin, ajo ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër por të priste derisa goditjet të mbaronin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore