Lajme

Aktivistët domenikanë kërkojnë legalizimin e abortit


Aktivistët në Republikën Domenikane shqetësohen se qeveria e tyre po përbuz të drejtat e grave, duke mbështetur ndalimin total të abortit, i cili është në fuqi që në vitin 1884.

Republika Dominikane është një nga katër vendet në Amerikën Latine së bashku me Hondurasin, Nikaraguanën dhe El Salvadorin që aborti është i paligjshëm në të gjitha rrethanat.

Shumë gra dominikane vdesin çdo vit për shkak të përpjekjeve për t’i dhënë fund shtatzënive të padëshiruara.

Këtë janar, Argjentina bëhet vendi i parë latin që legalizon plotësisht abortin.

Një feministe domenikane, pedagoge në Universitetin Autonom të Santo Domingo, tha se vendimi për të legalizuar abortin në Argjentinë është triumf për të gjitha gratë.

“Është një luftë që ne e kemi zhvilluar , për të mbrojtur fatin e trupave tanë dhe të drejtat që na u garantuan. Atë çfarë bëjmë me trupat tanë dhe të drejtën tonë për jetën”

Pavarësisht ndalimit, gratë domenikane bëjnë përpjekje ekstreme në fshehtësi, për të vetë abortuar dhe pa udhëzime të qarta mjekësore.

Duke vëzhguar situatën, qeveria shpalli një ligj të ri, i cili lejon abortin vetëm në raste të specifikuara.

Aborti do të lejohet kur jeta e personit është në rrezik. Shtatëzania ka ardhur si pasojë e përdhunimit apo incestit dhe kur fetusi është i paaftë për të lindur.

Organizatat feministe  e dënuan me forcë vendimin. Ata thanë se është i pamjaftueshëm dhe i paaftë që të mbrojë gratë. Feministët shtuan që ligji do të rezultojë i pavlefshëm kundër një kodi penal i cili e penalizon abortin. Mbetet e paqartë se kur ligji i ri do të hyjë në fuqi.

Dhoma e deputetëve pritet ta kalojë brenda këtij viti.

Më tej, projektligji duhet të miratohet nga Senati përpara se presidenti Luis Abinader të vendosë përfundimisht nëse bëhet ligj.

Pavarësisht nga ndalimi, Ministria e Shëndetësisë domenikane tashmë lejon disa përjashtime nën mbikëqyrjen e tyre./AmericanPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore