Kosova

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohen dy persona


Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin 28 shkurtit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se në aksident kanë që të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Ahmeti.

Polica e Kosovës.

Ndërsa, ka theksuar se policia është duke hetuar shkaqet që kanë sjell deri tek aksidenti.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore