Shqipëria

Aksident i rëndë në Tapizë-Derven: Përplasen dy makina me targa kosovare


Në orët e para të 11 korrikut janë përplasur dy mjete me targa kosovare në aksin rrugor Tapizë-Derven.

Nga incidenti i të mërkurës, kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona – të gjinisë femërore – të cilat janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në Spitalin e Traumës.

Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e përplasjes, por dyshohet për parakalim të gabuar.

Njoftimi i policisë sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00. Dy automjetet drejtoheshin nga shtetasit A. Sh., dhe F. K.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore