Sport

Agjenti i Nagelsmann konfirmon bisedimet me Bayernin


Julian Nagelsmann

Agjenti i Julian Nagelsmann, Volker Struth, ka konfirmuar se klienti i tij është në bisedime me Bayern Munich për një rikthim të mundshëm si trajner.

Sipas disa raporteve, Nagelsmann është kandidati kryesor i Bayern Munich-ut për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in në largim si trajner kryesor në fund të sezonit.

Agjenti i Nagelsmann, Struth, ka konfirmuar tani bisedimet në vazhdim midis klientit të tij dhe Bayern-it dhe thotë se një vendim do të merret së shpejti.

“Të gjithë më bëjnë pyetjen: A po kthehet Nagelsmann te Bayern apo çfarë po bën Nagelsmann?”, tha ai.

“Do të vendoset së shpejti, në pesë, gjashtë, shtatë ditët e ardhshme. Do të ishte absurditet i plotë të thuash se nuk po flasim me palët e interesuara. Pa thënë kush janë të interesuarit. Mund të them vetëm se nuk është vetëm Bayern Munich”.

“Kjo është normale. Sigurisht që po flasim tani”, tha Struth në podkastin “Spielmacher – Der EM-Talk mit Sebastian Hellmann und 360Media”.

Pas fitores 1-0 të Bayern-it ndaj Arsenal-it të mërkurën, CEO i klubit Jan-Christian Dreesen u pyet nëse Nagelsmann do të kthehet.

“Do të shohim”, tha ai për “AZ”.

Nagelsmann e drejtoi Bayern-in midis verës së 2021 dhe marsit 2023, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Tuchel.

Ai aktualisht është në krye të Kombëtares gjermane me një kontratë afatshkurtër deri pas Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore