Lajme

Afrikë e Jugut/ Trazirat shkaktuan mungesë të ushqimeve dhe karburantit


Radhë të gjata janë formuar jashtë dyqaneve dhe karburanteve në qytetin port të Afrikës së Jugut, Durban, pas ditëve të trazirave të shkaktuara nga burgosja e ish-presidentit Jacob Zuma.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga banorët lokalë që përdorin fshesa, po pastrojnë rrëmujën e shkaktuar.

Gjatë trazirave u plaçkitën dhe shkatërruan shumë dyqane, çka çoi në mungesa të mëdha ushqimeve bazë.

Disa pika karburanti kanë kufizuar sasinë e blerjes së karburantit, pasi transporti i saj është ndërprerë.

Të martën, rafineria më e madhe e naftës në Afrikën e Jugut njoftoi se po pezullonte operacionet e saj, duke fajësuar trazirat civile në vend dhe përçarjen e rrugëve të furnizimit brenda dhe jashtë KwaZulu-Natal.

Në njoftim gjithashtu bëhej me dije se e kishte marrë vendimin edhe “për shkak të shqetësimeve të sigurisë së stafit të saj dhe dëmtimeve të automjeteve të tyre në rrugë”.

Një faqe lokale e lajmeve ka shpërndarë një video të shoferëve në KwaZulu-Natal në radhë për karburant.

Mediat lokale raportojnë radhë të gjata edhe në Johanesburg.

Ndërkohë, Kepi i Veriut dhe Mpumalanga janë bërë provincat më të fundit që janë goditur nga dhuna.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë së në Durban pronarët e bizneseve të qytetit po kthehen në dyqanet e tyre për të vlerësuar dëmet pas ditëve të trazirave.

Kuti këpucësh bosh, pjata të thyera, ushqime të kalbura dhe mbeturina ushqimesh pothuajse në çdo rrugë të këtij qyteti normalisht të zhurmshëm.

Zuma u dënua pasi kundërshtoi të jepte prova për një hetim për korrupsion, gjatë nëntë viteve të tij në pushtet.

Ai ka dëshmuar vetëm një herë në hetimin për atë që është bërë e njohur si “kapja e shtetit” – që do të thotë zhvendosja e pasurive të shtetit.

79-vjeçari, i cili mohon korrupsionin, shpreson ta heqë ose ta ulë dënimin në seancën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, ekspertët ligjorë thonë se shanset e tij për sukses janë të pakta.

Çështja ka shkaktuar një dramë të paprecedentë ligjore në Afrikën e Jugut, i cili nuk ka parë kurrë një ish-president të burgoset, më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore