Shëndet

Adele Roberts shpalosë detaje rreth diagnostikimit dhe betejës me kancer në zorrë


Adele Roberts - Prezantuese

Prezantuesja e famshme britanike, Adele Roberts ka treguar se kanceri i saj në zorrë po rritej brenda saj për plot 10 vjet.

Roberts kishte vendosur ta ndante në detaje problemin e saj me kancerin, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në Instagram, ndërsa ka vlerësuar kalimin në një mënyrë jetese më të shëndetshme për ta ndihmuar atë të shërohej shpejt.

Ajo zbuloi fillimisht se ajo ishte diagnostikuar me kancer në zorrë në një postim emocional më 24 tetor, duke ndarë lajmin një muaj pasi mësoi se kishte sëmundjen.

Por, së fundmi ajo shpjegoi se zgjedhjet e stilit të jetës e ndihmuan atë në planin afatgjatë dhe i inkurajuan ndjekësit e saj që të kishin ekuilibër në jetën e tyre.

Adele Roberts.

“Më thanë se u deshën rreth 10 vjet që kanceri im në zorrë të rritej. Pra, mesazhi kryesor është të merrni veten dhe të përpiqeni të keni ekuilibër në jetën tuaj”, tha Roberts.

“Unë me të vërtetë besoj se zgjedhjet e mia të reja të jetesës më kanë ndihmuar të shërohem shpejt nga operacioni dhe të përballem me kimioterapinë”, shtoi ajo.

Adele vazhdoi një regjim shumë publik për humbje peshe që ishte jetike për ta vazhduar betejën e saj.

Në një video të vjetër në kanalin e saj në YouTube, ylli tha se ajo kaloi nga ngrënia e ëmbëlsirave çdo ditë në heqjen dorë tërësisht nga sheqerërat.

Tutje, prezantuesja, e cila punon edhe si DJ ka folur edhe rreth diagnozës së saj “shokuese” të kancerit dhe detajoi efektet e operacionit të saj për heqjen e tumorit.

Në intervistën e saj të parë live që nga njoftimi, ylli i “I’m A Celebrity” u shfaq në emisionin “Good Morning Britain” për të diskutuar diagnozën e saj.

Duke folur me kolegët e saj, Kate Garraway dhe Ben Shephard, ajo shpjegoi se – “Ishte një tronditje. Nuk e kuptova se mund të merrja kancer, i cili e di se tingëllon marrëzi, sepse e di që tani mund t’i ndodhë kujtdo në çdo moshë”.

Adele Roberts – “Good Morning Britain”.

“Unë jam vegjetariane, e shëndetshme dhe ushtrohem”, pati shtuar ajo.

Duke përshkruar shenjat e para paralajmëruese, ajo tha: “Tretja ime filloi të bëhej pak qesharake – pas asaj që hëngrëm në xhungël nuk u befasova”.

“Kam vënë re kur shkova në tualet gjëra si mukus dhe më pas, gjak. Nuk dija nëse të telefonoja mjekun për shkak të COVID-it, nuk doja të shqetësoja askënd. Por u bë aq konsistente sa mendova më mirë të telefonoja për çdo rast”.

Pavarësisht gjithë asaj që ka kaluar, Adele mbetet pozitive dhe shpreson se do të kthehet në normalitet, deri në verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore