Lajme

Abazoviç: “Shkop magjik nuk kemi, por vullnetin e kemi magjik”


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

“Shkop magjik nuk kemi, por vullnetin e kemi magjik. Kurrë s’do ta dorëzojmë Malin e Zi, dhe do t’i mundim kriminelët dhe fashistët”, tha Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në Konventën e Tretë të Rregullt të Lëvizjes Qytetare URA të kryeqytetit Cetinje.

Abazovic vuri në dukje se URA-ja e ka shkundur projektligjin dhe se kriminelët nuk e kuptojnë se ka njerëz që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën dhe familjet e tyre për të marrë drejtësinë në Mal të Zi, duke shtuar se projektligji është prishur nga nacionalistët që donin të shfrytëzonin rastin. dhe ndryshimi do të jetë Mali i Zi.

“Këtu shënjestrhemi për shkak të 30 gushtit, për shkak të ndalimit të kontrabandës së cigareve, për shkak të goditjes të të gjitha mafieve në Mal të Zi”, theksoi ai.

Abazoviç gjithashtu tha se URA-ja është shënjestër për arsye se ka punuar ndershmërisht pë Malin e Zi “deri në fund”.

“Deri ta gjithçka na ka dalur siç kemi thënë ne dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Energjia jonë do të triumfojë”, potencoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi.

“Ky është komiteti më i mirë në Mal të Zi. Para 4 viteve, idealet tona u mbrojtën në zgjedhjet lokale, në një situatë të vështirë. Nëse idealet tona nuk do të kishin fituar, s’do të kishim pasur fitore më 30 gusht, 2020”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore