Lajme

Abazoviç për Ramën: E meriton epitetin “baba i kombit”


Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka quajtur edhe njëherë “baba të kombit” kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Edi Rama ka bërë për shqiptarët atë që nuk ka bërë deri më tani askush dhe problem që do e bëjë dikush. Shqipëria ka arritur t’i organizoj samitet më të mëdha në Tiranë. Ka udhëhequr me seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nën drejtimin e Edi Ramës, e meriton epitelin baba i kombit”, tha Abazoviç në një intervistë në Klan Kosova.

“Vizibilitetin ndërkombëtar që e ka Shqipëria dhe kryeministri i saj është i pazëvendësueshëm. Rama ka bërë transformim mental. Kjo gjë më ka fuqizuar mua, mendoj se e ka fuqizuar edhe Albin Kurtin”, theksoi Abazoviç.

Ndërkaq kur është pyetur për raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka theksuar se edhe me këtë të fundit ka raporte të mira, por jo si me Ramën.

“Marrëdhëniet me Kurtin i kam pasur të mira, nuk kemi pasur shumë kontakt. Por, për herë të parë kanë ardhur investitor nga Kosova në Mal të Zi. Kemi sjellur investime në komunën e Tuzit dhe atë të Ulqinit”, ka shtuar ai.

Gjatë kësaj interviste, ai ka folur për rezultatet që i ka arritur gjatë kohës që udhëhoqi me qeverinë malazeze.

“Ne nga TVSH-ja apo PDV siç e quajmë ne në Mal të Zi, i kemi inkasuar 1 miliard euro nga 700 milionë, për një vit e tre apo katër muaj”, potencoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore