Autoritetet ruse kanë lyer me shpejtësi një murale të madhe, realizuar për opozitarin e burgosur, Alexei Navalny, të mërkurën e 28 prillit. Kjo, pasi u shfaq brenda natës në murin e një ndërtese në qendër të Shën Petersburg.
Murali, mu në vendlindjen e presidentit Vladimir Putin, tregonte një Navalny të qeshur, rrjeti aktivist i të cilit është në prag të deklarimit të jashtëligjshëm si “ekstremist”. Ata kishin bërë një formë zemre me duart e tij pranë sloganit “Heroi i një kohe të re”.
Policia arriti në vendin e ngjarjes, në 9 të mëngjesit me kohën lokale. Brenda 90 minutave punëtorët e lyen atë me bojë të verdhë. Ishte e paqartë se kush e pikturoi muralin.
Navalny, kundërshtari më i deklaruar i Putin-it, po vuan një dënim me burg 2 vite e gjysmë për shkelje me kusht të një dënimi të mëparshëm që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.
Një gjykatë po shqyrton një kërkesë nga prokurori i Moskës për të ndaluar Fondacionin Antikorrupsion të Navalny-t (FBK) dhe zyrat e tij rajonale me arsyetimin se ata janë ekstremistë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet të enjten.
Lyubov Sobol, një aleat i Navalny, u tall me autoritetet për pikturimin e muraleve.
“Kjo është mënyra se si ata transformojnë gjithçka ‘të gjallë’ dhe të bukur në jopersonale dhe ‘të vdekur’. Për ne, Rusia është për lumturinë, për ta, është për errësirë dhe ngecje”, shkroi ajo në Tëitter.
Përshtatur nga Reuters për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeministri i Belgjikës e cilëson “propozim të çmendur” ndërtimin e një burgu në Kosovë
-
Bislimi takon Sekretarin e Shtetit të Zvicrës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Krasniqi: Qeveria t’i respektojë punëtorët dhe të drejtat e tyre
-
Trump paralajmërohet për burgim, dëshmitari zbulon marrëveshjen e vështirë
Lajmet kryesore
-
Armatimi – Strategjia e Shqipërisë në mbrojtje
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës