Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë të mërkurën njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.
Dardanët do të përballen me Malin e Zi, në kuadër të grupit tetë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.
Pas barazimit dhe fitores me Rumaninë, Kombëtarja e Kosovës është e frymëzuar për një tjetër sukses, i cili në rast se arrihet, me shumë mundësi e dërgon në Evropian.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë, malazezët kanë fituar me rezultat 32:25, por dardanët ishin rivalë të barabartë thuajse deri në fund të takimit.
Përfaqësuesja ka punuar me përkushtim prej të mërkurës së kaluar dhe faza përgatitore ishte e suksesshme.
Në mungesë të selektorit Bujar Qerimi, që për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të udhëtoj nga Belgjika, ndeshjen e drejton trajneri i parë, Fatmir Muhaxheri.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e treta në grup me tre pikë sa ka edhe Rumania e dyta.
Suedia është e para me gjashtë pikë, kurse Mali i Zi ndodhet e fundit me dy pikë nga tre ndeshje.
Dy kombëtaret e para në grup, sigurojnë kualifikimin direkt, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendet e treta të tetë grupeve, po ashtu kualifikohen në Evropian.
Takimi luhet në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe do të zhvillohet pa praninë e tifozëve shkaku i pandemisë COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Osmani uron Siljanovska-Davkova-n nga VMRO – DPMNE, por jo edhe Ali Ahmetin
-
BE është e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor, thotë Hasani
-
Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit: Lironi Barghoutin dhe vendosni për dy shtete – kështu mposhtet Hamasi
-
PDK: Të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës