Film

Jonida Vokshi, pjesë e projektit të ri kinematografik të Ermal Mamaqit


Aktorja, Jonida Vokshi, para pak ditësh ka festuar ditëlindjen. Por, ajo që bëri më shumë bujë se vetë kjo datë e rëndësishme për të, është urimi që aktori dhe personazhi publik, Ermal Mamaqi, kishte shkruar për Jonidën.

Ermal Mamaqi, prezantues televiziv, aktor, producent etj.

“Ylli i serialit”, ishte fraza që Mamaqi ia dedikoi mes të tjerash në komentin urues për Vokshin .

Komenti u bë viral në rrjete sociale, por konfirmim nuk gjeti nga Jonida Vokshi, deri kur ajo u e pranoi këtë, në programin “Pardon My French”, ku aktorja pohoi se “është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të ri të Ermal Mamaqit”.

Ajo zbuloi se – “Për momentin po bëhen vetëm provat, dhe se xhirimet nuk kanë filluar akoma, por që do të nisin së shpejti dhe ajo ndjehet e lumtur që është pjesë e këtij projekti”.

Pos, Jonida Vokshit, projektit të ri kinematografik pritet t’i bashkohen edhe emra të tjerë të njohur për publikun, të cilët për momentin janë enigmatik deri në një zbulim zyrtar të kastit nga vetë Ermal Mamaqi.

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, protagonistë kryesor të filmit “2 gisht mjaltë”.

Përndryshe, Ermal Mamaqi dhe lidhja e tij e ngushtë me kinematografinë, janë dëshmuar që në lansimin e dy filmave “2 Gisht Mjaltë”  dhe “I Love Tropoja”, të cilët bënë bujë kudo ku shqiptarët jetojnë, pasi që Mamaqi u përkujdes që premierat e filmave t’i shfaqte nëpër vende të ndryshme të botës.

Enca, Ermal Mamaqi, Arjola Demiri dhe Irgen Cela, pjesë e kastit të filmit “I love Tropoja”.

Por, që nga publikimi i “I love Tropoja”, me protagoniste kryesore këngëtaren Enca Haxhia, dhe aktoren e njohur, Arjola Demirin, Mamaqi duket të jetë përqendruar më tepër tek pasioni i tij i ri si “folës motivues (motivitional speaker)”.

Ditë më parë, Mamaqi njoftoi për ndjekësit e tij se një projekt i ri nga ai, po vjen së shpejti, por këtë herë, jo një film, por një serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabelë ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Fotografi e postuar nga Ermal Mamaqi në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit.

Mamaqi, do të jetë vetë protagonist i serialit të tij, dhe po ashtu do ta mbaj edhe rolin e producentit, së bashku me anëtarin e Akademisë së Festivalit Europian të Filmit, Dritan Huqin.

Ndërsa, skenaristja Klaudia Brahimaj si dhe ish pjesëmarrësi i “Big Brother”, Bjordi Mezini, do të jenë bashkëpunëtorë krah Ermalit në këtë projekt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore