Njё sherr i cili pёrfundoi me dhunimin e njё çifti dhe plagosjen e njё efektivi ka ndodhur mbrёmjen e djeshme nё qytetin e Beratit.
Tre vёllezёr i kanë shkaktuar pёr motive tё dobёta, dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë.
Sipas njoftimit tё policisё, gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh.
Janё vendosur nё pranga shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç, dhe A.M., 40 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tyre, shtetasi A.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi nga protesta e opozitës: Policia nuk po lejon këshilltarët të futen në zyra
-
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohet dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin
-
Veliaj: Analistët më sulmojnë se nuk u kam realizuar favoret e kërkuara
-
Protesta para Bashkisë së Tiranës, sërish molotovë dhe trazira
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Liburn Aliu e Naser Hafizi ia mbyllin kompanisë “Arbëria – Uji Alpet” borxhin prej 2.2 milionë eurove për vetëm 23 mijë euro
-
Veliaj: Analistët më sulmojnë se nuk u kam realizuar favoret e kërkuara
-
Zemërimi i të pafavorizuarve të Evropës – një votë në 3, pre e sovranistëve
-
BBC pyet Kurtin: Pse e latë Radoiçiçin të lirë kur e kishit rrethuar?