![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/7a987d3b-cf58-4dd1-bc30-99ea3f46f524_sd-800x450-1.webp)
Një 56-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin një toke me ullinj në fshatin Vllahat, Delvinë.
“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Apeli i GJKKO-së rëndon akuzat ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë: Vepruan grup i strukturuar kriminal
-
Detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogarasë
-
Beleri nuk mund ta ushtrojë mandatin, thotë KQZ
-
U arrestua në lokalin pranë SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e trafikut të drogës që bëhej nga Shqipëria e Spanja në Gjermani
Lajmet kryesore
-
Hovenier, Kurtit: Draft i Asociacionit s’është “non-paper”, s’është ide e ndonjë organizate këshillëdhënëse
-
Apeli i GJKKO-së rëndon akuzat ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë: Vepruan grup i strukturuar kriminal
-
Biden: Unë nuk po largohem, jam në garë deri në fund dhe ne do të fitojmë
-
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë të habitur me intervisten skandaloze të ministres Haxhiu