![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/sonja-biserko-.jpg)
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHR), Sonja Biserko, në një intervistë për agjencinë kosovare të lajmeve “Kosova Press” të shtunën, ka thënë se rezultati i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të matet edhe në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në nëntor 2024.
Derisa ka shprehur një dozë të theksuar skepticizmi rreth progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ajo ka vlerësuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pret që zgjedhjet amerikane në nëntor të prodhojnë rezultate që do t’i përshtaten Serbisë, duke shpresuar në rikthimin potencial të Donald Trumpit në pushtet në SHBA.
“Kjo varet shumë nga konteksti ndërkombëtar. Para së gjithash, zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kjo është diçka që Serbia e pret, duke shpresuar që Trumpi të kthehet”, ka konsideruar Biserko, derisa një faktor i rëndësishëm që do të ndikojë në këtë proces, sipas saj, është edhe ngritja e forcave ekstreme të krahut të djathtë gjithandej vendeve të Bashkimit Evropian (BE).
“Kjo është gjithashtu diçka që Serbia e konsideron si një lëvizje pozitive për sa i përket interesave të tyre. Nga ana tjetër, këto grupe mund të ndikojnë edhe në politikën e zgjerimit… Dhe së treti varet gjithashtu se si Rusia do të vazhdojë pushtimin e Ukrainës – nëse do të dështojë – si do të reagojë”, ka shtuar ndër të tjera aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut.
Ndryshe, shumë vëzhgues të huaj e vendorë kanë ngritur dilemën se deri në çfarë mase SHBA-ja, veçanërisht nëse Trumpi rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të vazhdojë ta shohë Kosovën si prioritet, posaçëisht duke pasur parasysh sfidat kryesore në skenën ndërkombëtare, ndërsa shpesh është thënë se pala serbe shpreson shumë që Trumpi do t’i bëj lëshime Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hamza: PDK është e gatshme për zgjedhje, vendit do i ofrojmë qeveri të përgjegjshme
-
Hovenier, Kurtit: Drafti i Asociacionit s’është “non-paper”, s’është ide e ndonjë organizate këshillëdhënëse
-
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë të habitur me intervisten skandaloze të ministres Haxhiu
-
Arrestimi i shqiptarit nga Serbia me pretendime për krime lufte, Haxholli: Të vetmit që kanë kryer krime janë forcat serbe
Lajmet kryesore
-
Hovenier, Kurtit: Drafti i Asociacionit s’është “non-paper”, s’është ide e ndonjë organizate këshillëdhënëse
-
Kredia në lekë u rrit me 4%, sipas Bankës së Shqipërisë
-
Presidenca gjashtëmujore e BE-së dhe Hungarisë: sa ndikim mund të ketë efekti Orban?
-
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë të habitur me intervisten skandaloze të ministres Haxhiu