Policia e Kosovës, të premten, ka arrestuar një serb në Gazimestan.
Serbët të premten janë mbledhur në Gazimestan për ta festuar Vidovdanin.
Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.
Ndryshe Policia e Kosovës ka kontrolluar secilin serb që ka ardhur në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, për ta festuar Vidovdanin.
Policia largoi flamuj e bluza provokuese nga pjesëmarrësit.
Serbët kënduan edhe këngë nacionaliste, teksa dëgjohej duke thënë: “Kosova, zemra e Serbisë” e “Do të kthehemi një ditë në Kosovë”.
Beteja e Kosovës u zhvillua më vitin 1389, në Fushë Kosovë, saktësisht 635 vite më parë. Ishte një betejë në mes të aleancës ballkanike dhe Perandorisë Osmane, që ishte përmbyllur me fitoren e këtyre të fundit. Përkundër se ballkanasit kishin krijuar një koalicion, historiografia serbe ka tentuar që ta përvetësojë këtë betejë.
Për ta rritur edhe më tej rëndësinë e kësaj dite, siç e quajnë ata Vidovdanin, Serbia e ka shpallur edhe si festë zyrtare nacionale për të gjithë popullin serb 28 qershorin, duke tentuar kështu që ta argumentojnë narracionin e tyre “për të drejtën mbi Kosovën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com