Bardhi këmbëngul, kërkon interpelancë me Ramën për këshilltarin Coldea: Është agjent i huaj i përfshirë në trafik droge, SPAK të veprojë
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/Gazment-Bardhi.jpg)
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardh, këmbëngul se Florian Coldea, këshilltari i emëruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, është një agjent rumun i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë, kreu i Qeverisë duhet të përgjigjet në një interpelancë urgjente.
Kjo, pasi Kuvendi nuk e miratoi të parën.
Kuvendi nuk e miraton interpelancën me Ramën, për çështjen Coldea
Sipas Bardhit, ish-agjenti sekret rumun është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar zyrtarisht një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të bëjë transparencë për Kuvendin dhe qytetarët shqiptar”, shkruan Bardhi për dy çështje:
1-Si është njohur me këshilltarin e tij të jashtëm, Coldea dhe a ka cenuar kjo sigurinë kombëtare për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete?
2-Cili ka qenë roli i z. Coldea dhe çfarë veprimtarie këshillimi konkretisht ka kryer ai për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për të cilën është paguar më taksat e shqiptarëve, ndërkohë që udhëhiqte një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Shqipëria në Rumani?
Për Bardhin, “është rastësi e shumëfishtë që në çdo aferë të organizatave kriminale, përfshirë krimin e organizuar ndërshtetëror, përfshihen lidhje personale apo institucionale të Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit hesht”.
“Por nuk është asfare rastësi që në qeverisjen 11-vjeçare të Edi Ramës, krimi i organizuar jo vetëm është fuqizuar, por ka përfaqësues të tij në çdo institucion. Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATO-s, nuk meriton të qeveriset nga krimi i organizuar”, shton ai më tej.
Teksa, në mbyllje, lajmëron se PD-ja do të kërkojë edhe nga SPAK të hetojë rolin e Coldeas.
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KE njofton paketën shtesë të investimeve – 1.2 miliardë euro – për Ballkanin Perëndimor
-
Ish-kryetari i PD-së Lezhë tenton t’i japë fund jetës para SPAK
-
Begaj pritet nga presidenti polak: Të interesuar për më tepër investime në infrastrukturë dhe turizëm
-
Ceremoni Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Kadaresë
Lajmet kryesore
-
Ceremoni Shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të Kadaresë
-
KE njofton paketën shtesë të investimeve – 1.2 miliardë euro – për Ballkanin Perëndimor
-
Melénchon dhe ambiciet prej kryeministri që shqetësojnë aleatët në të majtë
-
“S’ka bazë ligjore”, “për efekte elektorale”, “me letra s’arrihet rezultat”, thonë juristët për kërkesën e Haxhiut ndaj Serbisë