Ylli i Hollywood-it, Bad Pitt ka bashkuar forcat me markën italiane të veshjeve për meshkuj “Brioni” me qëllim që të prezantojë koleksionin të dizenjuar posaçërisht për stilin e veshjes së tij. Pra, artisti do të vijë së shpejti në rolin e stilistit përmes koleksionit të quajtur “BP Signature”.
Kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze bën një bashkëpunim të tillë edhe pse aktori është fytyra reklamuese e Brionit që nga viti 2019. Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni me 7 copë përfshin një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku.
Rikujtojmë, selufta ligjore midis Pitt dhe ish bashkëshortes, Angelina Jolie po avancon dita ditës. Jolie e ka akuzuar atë për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje.
Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për 57-vjeçarin, dhe thuhet se ka gjetur ngushëllim në krahët eish-bashkëshortes, Jennifer Aniston.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave