Skuadra e vetme shqiptare që do të marrë pjesë në UEFA Europa League, Llapi ka mësuar rivalin për raundin e parë kualifikues. Ata do të përballen me polakët e Wisla Krakovës.
Llapi do të ketë një ndeshje ndaj një kundërshtari që ka bërë emër në futbollin polak, por tashmë e sheh veten shumë larg ditëve të lavdishme.
Wisla, fituese e Kupës së Polonisë, e cila i dha të drejtën për të luajtur në Europa League, e përfundoi sezonin e fundin në vendin e 10 në nivelin e dytë të futbollit polak.
Kur janë kualifikuese e Europa League 2024-25?
Raundi i parë kualifikues: 11 dhe 18 korrik 2024
Raundi i dytë kualifikues: 25 korrik dhe 1 gusht 2024
Raundi i tretë kualifikues: 8 dhe 15 gusht 2024
Play-off-et: 22 dhe 29 gusht 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com