![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/11/abazi.jpg)
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, një ditë pas mbështetjes së kombëtares së Serbisë në ndeshjen kundër Anglisë në Euro 2024, prentedoi se deklarata për televizion shtetëror serb u nxor nga konteksti, duke shtuar se është tifoz i kombëtares shqiptare në radhë të parë, pastaj i kombëtareve tjera pjesëmarrëse në kampionatin evropiane që zhvillohet në Gjermani.
“Unë kam thënë se kam ardhur për të mbështetur Shqipërinë në Euro 2024, por gjithashtu kam thënë se në ndeshjen kundër Anglisë, do t’i jap mbështetje më shumë ekipit të Serbisë”, deklaroi kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, raportuan të hënën gjatë ditës mediat lokale në Kosovë.
Abazoviç shtoi se shpreson që kombëtarja shqiptare të rikuperohet nga humbja ndaj Italisë dhe të kualifikohet në fazën tjetër të Euro 2024: “Shqipëria ka treguar një energji të re, sa i takon lojës, ne kemi gjithmonë pritshmëri të madha, shpresoj që Shqipëria të kaloj në fazën tjetër”.
Flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës nën mbishkrimin “s’ka dorëzim” u shfaqën të dielën në stadiumin “Veltins-Arena” në Gelsenkirchen, ku Anglia dhe Serbia u përballen në kuadër të xhiros së parë të Grupit C. Gjithashtu, para dhe gjatë ndeshjes u dëgjuan thirrjet “Kosova është Serbi”.
Një ditë më herët, ish-kryeministri i Malit të Zi, i cili shpesh nxit debat në Kosovë e Shqipëri, nënvizoi për televizionin shtetëror serb (RTS): “Në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë… koha për befasinë e parë të madhe”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vidovdani kalon pa incidente, një person u arrestua nga policia
-
Ndalimi i festivalit “Mirdita, dobar dan”, MPJ: Vërteton se Serbia është kundër çdo lloj dialogu me Kosovën
-
Esktradimi i Radojiçiç-it në Kosovë, Selimi: Kusht ironik, Kushtetuta e Serbisë ndalon ekstradimin
-
Dëshmitari i 75-të në Speciale të hënën deklarohet në seancë të hapur
Lajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Bardhi tha se kallëzoi Olsi Ramën në SPAK, kryeministri: Nuk ka pasur asnjë kallëzim
-
Refuzimi i Mickoksi-t për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese: Për këtë arsye e zgjodhi “VLEN”-in dhe jo “Frontin Evropian”
-
Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë