Në jetë ka shumë njerëz, të cilët fitojnë shumë më shumë nga ç’ofrojnë në punë, në sport, në jetë ose kudo tjetër. Futbolli nuk përjashtohet nga ky ekuacion.
Agjentë të zotë bashkë me klube të dëshpëruara janë dy nga arsyet kryesore se pse ekzistojnë lojtarë që paguhen më shumë nga ç’meritojnë dhe e kundërta. Ose të paktën për aq kohë sa ata dëshirojnë të sigurojnë të ardhmen e një ylli të ri të futbollit.
Në kuadër të kësaj teme, webfaqja spanjolle Marca, ka listuar dy 11-she: njëra rendit 11-shen më të paguar dhe tjetra lojtarët që luajnë më mirë nga të gjithë në botë.
Janë vetëm pesë lojtarët, të cilët mbeten të padiskutueshëm në të dyja ekipet, sipas Marca-s: Sergio Ramos, Virgil van Dijk, Kevin De Bruyne, Lionel Messi dhe Neymar.
Nga ana tjetër. Lojtarë si Antonie Griezmann apo David de Gea, pa dyshim paguhen më shumë nga çfarë japin për ekipet e tyre, sipas Marca-s.
XI më e paguar e botës
XI më e mirë në botë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Rama nga impianti i Ferrokromit: Sistemi i filtrimit, 2 milionë euro investim
-
Borrelli thotë se Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në
-
Askujt s’iu kërkua ndonjëherë përmbushja e kaq shumë parakushteve sikurse Kosovës, thotë Bakoyannis