Lajme

SHBA/ Republikanë të shumtë mendojnë se Trump duhet të shkarkohet


Pasi protestuesit pro Trump sulmuan Capitol-in, republikanë të shumtë shprehën qëndrimin e tyre  për CNN-in. Ata kanë deklaruar  se Trump  duhet të largohet nga zyra, përpara datës 20 janar. Katër republikanë kanë kërkuar që amendamenti 25 të hyjë në fuqi. Dy republikanë të tjerë kanë deklaruar që presidenti duhet të shkarkohet. 

“Mendoj se kjo ka qenë një tronditje e madhe për sistemin”. Si mund ta mbani dhe dy javë pas kësaj që ndodhi”? , ka thënë një ish-zyrtar i lartë. 

 

Duke shkarkuar dhe hequr Trump-in, edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë nga largimi i tij, Senati  në vazhdim mund të votojë për ta  përjashtuar nga zyra federale. Nga ana tjetër përdorimi i amendamentit të pestë do të kërkonte që zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe një shumicë e Kabinetit të  të  Trump votonte për shkarkimin e tij për shkak të paaftësisë. Nëse ky hap do të ndodhte Trump do të “shkarkohej nga fuqitë dhe detyrat”, që mban si president i SHBA-së. /AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore