![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/NEWS.jpg)
Bashkimi Evropian (BE) përshëndeti opinionin ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KiE) mbi projektligjin kontravers për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili parasheh rregullimin e mediave online, ndërsa sugjeroi që që rekomandimet e KiE-së të pasqyrohen në një draft të ri.
“Ne mbështesim qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë direktivën e shërbimeve audio-vizuale. Megjithatë, ashtu siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai as të minojë pavarësinë e KPM-së e as të mos krijojë mospërputhje ligjore”, deklaroi BE-ja.
BE-ja rekomandoi ndër të tjera që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural në Kuvendin e Kosovës të mundësojë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit të KiE-së dhe konsultimin me palët e interesuara të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e KiE-së më pas të pasqyrohen në një draft të ri për projekligjin për KPM-në.
Ndryshe, projektligjin për KPM-në e patën kundërshtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), duke e cilësuar si tentim të Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për t’i sulmuar mediat online që prodhojnë materiale audio-vizuale, bashkë me kërkesën që të tërhiqet nga kjo tentativë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj