![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/4578869.png)
Një ushtar izraelit në pension u godit me thikë dhe u plagos në një sulm në vendkalimin Yitzhar, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor.
Ai ishte në makinë kur sulmuesi e goditi dhe u largua me vrap.
Ushtari i plagosur mundi të arrinte në një postë të ushtrisë aty pranë që të mund të merrte ndihmën.
Ushtria sakaq ka nisur kërkimin për të gjetur sulmuesin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com