Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Kontingjenti nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, është pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar “Efes 2024” që po organizohet në Turqi.
Nëpërmjet një komunikate për media, FSK, njofton se ushtrimi në fjalë ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.
Ndryshe FSK javë më parë kishte njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), është përmbyllur “Kursi Bazë për Snajper”, në të cilin u certifikuan snajperistët.
Në një postim në rrjetin social Facebook, FSK-ja bëri të ditur se ata do t’i shtohen njësive të saj.
“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, thuhet në këtë komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hill: S’e kuptoj anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” – jam i befasuar
-
Konjufca takon ambasadorin bullgar, flasin për parandalimin e përpjekjeve destabilizuese
-
Osmani, delegatëve të Kushtetutës: Deklarata ishte pikënisje drejt Kosovës së pavarur
-
Gërvalla e falënderon Zupaniçin për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në KiE
Lajmet kryesore
-
Presidenca franceze: Për Kadarenë shkrimi ishte luftë, jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në Shqipërinë e diktaturës
-
Të enjten vendoset fati i mandatit të Fredi Belerit
-
Francë: Zemërim dhe tension në Elysee, vetëm Attal është besnik ndaj Macron
-
BE-ja mes thirrjes për progres në dialog dhe parakushteve të Kosovës e Serbisë